Entries by admin

Këshillimi për migracionin, Ministri Ahmetaj nënshkruan marrëveshjen me GIZ

Ministri i Financave dhe Ekonomisë z. Arben Ahmetaj dhe drejtori i Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar z. Hans-Jürgen Cassens nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e projektit “Këshillimi për migracionin”, projekt që është pjesë e Programit Global “Migracioni për Zhvillim” (PME) të autorizuar nga Ministria Federale gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

1.95 milionë euro për përmirësimin e furnizimit me ujë në 11 bashki, nënshkruhet marrëveshja grant me KfW

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Z. Arben Ahmetaj dhe Drejtori i Zyrës së KfW-së (Banka Gjermane për Zhvillim), Z. Björn Thies nënshkruan marrëveshjen që mundëson një financim prej 1.95 milionë euro për të kryer studime paraprake për investime në lidhje me furnizimin me ujë dhe kanalizime në rreth 11 bashki në të gjithë vendin.

Mbështetja suedeze në Shqipëri. Ahmetaj – Jamtim, “Nga 1 prilli, projekti I vlerësimit të pronës me vlerën e tregut”

Ministri Ahmetaj takohet me Drejtoreshën Ekzekutive të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), znj. Carin Jämtin Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj, priti sot në një takim Drejtoreshën Ekzekutive të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), znj. Carin Jämtin, së bashku me delegacionin që e shoqëronte.