Drejtoria e IPSIS

Drejtoria e IPSIS-it do të zbatojë platformën e integruar të IPSIS së bashku me kërkesën për pjesëmarrjen aktive të palëve kyçe nëpërmjet departamenteve të ndryshëm pjesëmarrëse dhe raportuese, për një menaxhim efektiv operacional të sistemit dhe ofrimin e shërbimeve për përdoruesit finalë.

Drejtoria e IPSIS-it do të bashkëpunojë ngushtë me grupet ndër-ministrore të punës për të siguruar një tranzicion të butë në fazën e pas-implementimit dhe për të transferuar njohuritë dhe aftësitë nga ofruesit e zgjidhjeve ekzistues të MIS-it për një menaxhim efektiv operacional të sistemit dhe ofrimit të shërbimeve për përdoruesit finalë.

Objektivat e Drejtorise së IPSIS-it

Drejtoria e IPSIS-it do të funksionojë si një njësi menaxhimi operativ i drejtorisë së sistemit dhe ofrimit të shërbimeve, I cili ne bashkëpunim me personelin përkatës të IT të AKSHI do të sigurojë operacione të besueshme dhe sigurta të IPSIS-it dhe menaxhim efektiv të sistemeve informative dhe bazave të të dhënave për mbështetjen e përgatitjes dhe monitorimit të të gjitha dokumenteve strategjike, si dhe ndërlidhjet me drejtoritë dhe sistemet përkatëse qeveritare (EAMIS, AFMIS, INSTAT, etj). Drejtoria e IPSIS-it do të punojë ngushtë me Sektorin përkatës të IT-së së AKSHI për të mbuluar aspektet funksionale dhe teknike të menaxhimit operacional dhe shërbimeve mbështetëse të përdoruesve.

Funksionet Kryesore

Funksionet kryesore në vijim do të mbështeten nga Drejtoria e IPSIS-it:

  • Monitorimi i performancës së sistemit dhe përdoruesit: Drejtoria e IPSIS-it dhe AKSHI do të monitorojnë përdorimin e moduleve të sistemit dhe eksperiencën e përdoruesit (numrin e përdoruesve bashkëveprues, nevojat për raportim, etj) në bazë ditore për të plotësuar përpjekjet e specialistëve të AKSHI-t për monitorimin e performancës së operacioneve të qendrës së të dhënave dhe lidhjeve të rrjetit (efikasiteti i rrjetit, menaxhimi i përdoruesve, administrimi funksional, etj). Drejtoria e IPSIS-it & AKSHI do të përgatisë raport vjetor të rishikimit për të përmbledhur performancën e operacioneve të IPSIS, rezultatet e arritura dhe nevojat / çështjet në zhvillim që kërkojnë vëmendjen e drejtuesit.
  • Menaxhimi i ndryshimeve dhe kuadri rregullator: Drejtoria e IPSIS-it do të marrë pjesë aktive në zhvillimin dhe zbatimin e planeve të menaxhimit të ndryshimeve gjatë zbatimit të aftësive të reja të sistemit, ndryshimeve të kornizës ligjore dhe / ose kalimit në platformat e modernizuara.
  • Mbështetja funksionale dhe operacionale: Drejtoria e IPSIS-it do të sigurojë mbështetjen e nevojshme nëpërmjet funksioneve të Help Desk për përdoruesit e brendshëm dhe të jashtëm që përfitojnë nga sistemi IPSIS. Përveç ekipit të mbështetjes teknike të hartuar nga AKSHI për çështjet teknike do të ketë një ekip mbështetës për t’ju përgjigjur nevojave të përdoruesve për funksionalitetin e sistemit dhe nevojave të raportimit.
  • Analiza e të dhënave: Analizat e të dhënave do të mbështetet nga një ekip i dedikuar me njerëz të trajnuar për mjetet specifike të disponueshme në funksionalitetet e moduleve të IPSIS-it për të mbështetur nevojat e ZKM dhe institucioneve qeveritare në qasjen e menaxhimit të të dhënave duke e bërë të arritshme analizën e avancuat të të dhënave. Përditësimi (formati, përmbajtja, sasia dhe frekuenca) dhe gjenerimi i raporteve duke përdorur funksionalitetet interaktive të moduleve të raportimit dhe publikimet ne website gjithashtu do të mbështeten nga ky ekip.
  • Mbajtja e Master Data Management: Mbajtja e Master Data Management (MDM), regullat që përcaktojnë formatin dhe strukturën e të dhënave të përbashkëta.
  • Modernizimi i sistemeve të informacionit: Drejtoria e IPSIS-it në bashkëpunim me ekipin e mbështetjes teknike të AKSHI do të monitorojë gjithashtu përmirësimet, modernizimin dhe nevojat e mirëmbajtjes së platformës ekzistuese IPSIS (komponentët: sistemi, data baza dhe zbatimi), dhe do të komunikojë me ofruesit ekzistues të zgjidhjes gjatë periudhës të garancisë dhe pas garancisë për të përmirësuar aftësitë e sistemit dhe të ndihmojnë në zhvillimin e moduleve të reja ose mjeteve të raportimit.
  • Trajnimi : Drejtoria e IPSIS-it do të ofrojë trajnim që mbulon operimin dhe funksionimin e përgjithshëm e të gjithë moduleve të IPSIS-it (jo të administratorëve) dhe do të përfshijë disa tipa përdoruesish si: hedhës të dhënash (data entry), mbikëqyrës, drejtues të nivelit të mesëm dhe të lartë. Gjithashtu menaxhimi online/offline si dhe mundësia e trajnimeve kompjuterike për përdoruesit e rinj për të siguruar transferimin e njohurive dhe qëndrueshmërinë e menaxhimit të sistemit dhe aftësive funksionale.

Contents

Introduction
Objektivat e Drejtorise së IPSIS-it
Funksionet Kryesore

KY POSTIM ËSHTË I DISPONUESHËM EDHE NË: English