Misioni i Ministrisë së Financave është arritja e stabilitetit ekonomik nëpërmjet drejtimit me eficiencë, efektivitet dhe transparencë të financave publike.
Ministria e Financave e ushtron veprimtarinë nëpërmjet këtyre fushave të përgjegjësisë shtetërore:
- Politikës makroekonomike dhe fiskale;
- Administrimit të të ardhurave;
- Administrimit të buxhetit të shtetit;
- Menaxhimit të borxhit publik;
- Administrimit financiar;
- Menaxhimit financiar dhe kontrollit;
- Menaxhimit të asistencës financiare të Bashkimit Evropian dhe menaxhimit të fondeve të Bashkimit Evropian;
- Inspektimit financiar publik;
- Bashkërendimit të përgjithshëm të auditimit të brendshëm.
Rreth Njësisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj
Sistemi Informatik për Menaxhimin e Ndihmës së Huaj (EAMIS) është një komponent kritik i Sistemit të Planifikimit të Integruar (IPS) për Qeverinë e Shqipërisë dhe do të mbështesë funksionet kryesore në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (MFE) dhe do të menaxhojë të gjitha aspektet e financimit të zhvillimit.
Objektivi kryesor i Sistemit Informatik të Menaxhimit të Ndihmës së Huaj (ALB EAMIS) është mbështetja e Qeverisë së Shqipërisë në formulimin e një strategjie gjithëpërfshirëse financimi; menaxhimin efektiv të financimit dhe implementimit të zhvillimit; dhe, duke promovuar përdorimin e përgjegjshëm dhe transparent të burimeve. Sistemi do të shërbejë si një burim i besueshëm i informacionit për aktivitetet e financuara nga jashtë, të lidhura me objektivat e Programit me treguesit indikativë. Ai gjithashtu do të shërbejë si një qendër e informacionit për financimin dhe performancën e investimeve donatore, private dhe vendore në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë.
Sistemi EAMIS është një sistem i integruar në mbarë vendin në të cilin do të kenë akses përdorimi MFE, zyrtarët qeveritarë dhe donatorët, duke u ofruar të gjitha palëve të interesuara lehtësira për futjen e të dhënave dhe raportimin analitik, tabela, grafikë dhe harta për të monitoruar trendet vitale, progresin e zbatimit, rezultatet dhe statistikat, dhe prodhimin e raporteve të progresit për shpenzimet e zhvillimit publik dhe ndikimin e tij.
KY POSTIM ËSHTË I DISPONUESHËM EDHE NË: English