Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Z. Arben Ahmetaj dhe Drejtori i Zyrës së KfW-së (Banka Gjermane për Zhvillim), Z. Björn Thies nënshkruan marrëveshjen që mundëson një financim prej 1.95 milionë euro për të kryer studime paraprake për investime në lidhje me furnizimin me ujë dhe kanalizime në rreth 11 bashki në të gjithë vendin. LEXO KËTU

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj ka marrë pjesë sot në Takimin Vjetor të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili po zhvillohet në Jordani. Në fokus të këtij takimi janë investimet e Bankës në vendet ku ajo operon, si dhe perspektiva e zgjerimit në rajonin e Afrikës Sub-Sahariane. LEXO KËTU

Komisioni i Përbashkët i bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Kroaci zhvilloi Sesionin e tij të 5-të, më 15 Maj 2018, në Zagreb të Kroacisë, nën kryesimin e Zv.Ministres së Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, znj. Albana Shkurta dhe Ndihmësit të Ministrit të Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Artizanatit të Kroacisë, z. Zvonimir Novak. LEXO KËTU